Tuesday, April 22, 2025
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTURENdërhyrje emergjente në kështjellën mesjetare të Lezhës

Ndërhyrje emergjente në kështjellën mesjetare të Lezhës

Ka nisur faza e parë e sondazheve në kuadër të zbatimit të projektit, mbi ndërhyrjen emergjente në pjesën e murit verior në Kështjellën mesjetare të Lezhës. Zona ku do të kryhet sondazhi arkeologjik lidhet me çarjet e identifikuara ndërkohë që sondazhi do t’i shërbejë restaurimit të mureve antike. Sondazhet e studimit të terrenit ku do kryhet ndërhyrja përforcuese dhe stabilizuese në mure kanë përmasa 5×2 m² dhe thellësi maksimale deri në tabanin e shtresave të mundshme kulturore, ndërkohë që sondazhi do të realizohet në formë trench-i dhe me shkallëzime në zbritje. Segmenti, ku po realizohet ndërhyrja nuk mund të aksesohet me mjete mekanike dhe i gjithë procesi arkeologjik i sondazhit të propozuar do të realizohet manualisht. DRTK Shkodër, po asiston procesin duke dhënë ekspertizën e saj si dhe duke punuar për pastrimin e zonës së propozuar, nga depozitimet e rrënojave, ndërkohë që në vijim do të vlerësohen dhe gjurmohen me imtësi gjurmët e traktit të murit dhe vijimin e çarjeve vertikale. ATA

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

Iyannason on Qarku GJIROKASTER
Michaelnaime on Siguro dhe mbro jetën
Michaelnaime on Bashkia CERRIK
Michaelnaime on Bashkia DELVINE
Michaelnaime on Qarku DIBER
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ