Tuesday, April 22, 2025
HomeSOCIALEKOSOVAKryekomunari: Teleferiku në Kala, brenda vitit 2024

Kryekomunari: Teleferiku në Kala, brenda vitit 2024

Shumë shpejt banorët dhe turistët e Prizrenit do të kenë një teleferik i cili do të thjeshtojë vizitat në kalanë e qytetit. I kontaktuar nga ATSH, kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, dha detaje mbi marrëveshjen e nënshkruar dy ditë më parë mes komunës, ministrisë së Infrastrukturës dhe agjencisë zvicerane Swiss Contact. Sipas kryekomunarit të Prizrenit, projekti do të ketë një kosto prej 5 milionë eurosh. “Parashikohet që teleferiku të jetë me shina, me dy kabina dhe pritet që të përfundojë zbatimi i projektit deri në fund të vitit 2024”, tha Totaj për ATSH. Pas përfundimit të fizibilitetit, agjencisë zvicerane Swiss Contact i hapet rruga për hartimin e një plani të detajuar të zbatimit në terren si dhe për financimin. Më pas ministria e Infrastrukturës do të sigurojë mjetet për financimin e teleferikut ndërsa Komuna Prizren do të sigurojë lejet e nevojshme për të filluar zbatimin e projektit. Sipas kryekomunarit Totaj, në Kalanë e Prizrenit do të ketë edhe një nyjë gastronomie, gjë që do ta bëjë edhe më tërheqëse për vizitorët, këtë pikë turistike. Pozicioni i saj topografik, dominues mbi qytetin, peizazhi natyror mjaft tërheqës dhe konfigurimi arkitektonik, e bëjnë Kalanë e Prizrenit me vlera të padiskutueshme arkeologjike, historike dhe turistike. ATA

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

Iyannason on Qarku GJIROKASTER
Michaelnaime on Siguro dhe mbro jetën
Michaelnaime on Bashkia CERRIK
Michaelnaime on Bashkia DELVINE
Michaelnaime on Qarku DIBER
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ