Thyerja e rekordeve të nxehtësisë çdo verë, vështirë se përbëjnë më lajm. Ne e dinim që kjo do të ndodhte në një botë që po ngrohet me shpejtësi, dhe kështu ka ndodhur. Por ajo që bie në sy tek raportimet e mediave në lidhje me valët e të nxehtit që ka përvëluar ditët e fundit disa pjesë të Amerikës së Veriut, është hezitimi për ta lidhur atë me ndryshimin e klimës. Dhe kjo është shumë zhgënjyese, po të kihet parasysh se shkenca ka treguar me fakte se çdo valë e të nxehtit që po përjetojmë tani, po bëhet më intensive për shkak të ngrohjes globale tëshkaktuar nga veprimtaria e njerëzve. Ekstremet e motit të ftohtë janë në një frekuencë në rënie, ndërsa valët e të nxehtit ekstrem po shtohen në mënyrë dramatike dhe me pasoja të tmerrshme për shoqërinë. Pa ndryshimin e klimës, do të ishte praktikisht e pamundur të ndodhnin disa nga valët shkatërruese të tënxehtit që po shohim kohët e fundit. Kujtojmë rastin e Japonisë në vitin 2018, ku vala e të nxehtit shkaktoi shtrimin në spital të dhjetëra mijëra njerëzve, apo të Siberisë në vitin 2020, që shkaktoi zjarre dhe shkrirjen e akujve që nuk shkrinin prej mijëra vitesh. Ajo që duhet të shihni me vëmendje është rendi i madhësisë. Po ashtu, ndryshimi i klimës kasjellë një shtim të reshjeve intensive në shumë pjesë të botës. Për shembull, reshjet e forta tëshiut gjatë uraganit vdekjeprurës Harvi në vitin 2017, u bënë rreth 3 herë më të mundshme për shkak të ngrohjes globale. Po ashtu thatësira në disa pjesë të botës, për shembull në Kejptaun të Afrikës së Jugut, po bëhen më e mundshme për shkak të ndryshimeve klimatike. Ndryshime të tilla janë dramatike, pasi shoqëritë tona janë mësuar me një klimë shumë më të qëndrueshme përgjatë Por gjithsesi këto që kemi parë deri tani, janë efekte shumë më të vogla sesa ato që do të përjetojmë në të ardhmen. Ndryshimi i probabilitetit të një përmbytjeje të madhe nga 1 herë në 100 vjet në 1 herë në 50 vjet, është një problem shume i madh. Këto ngjarje me pasoja Këto ngjarje me pasoja shkatërruese, vërtetojnë saktësinë e shkencës mbi këtë çështje. Dhe kostoja po paguhet nga ata që paguajnë gjithmonë, nga njerëzit që kanë më pak qasje tekinformacioni, nga ata që janë të detyruar të punojnë në ambientet e jashtme, nga ata qëjetojnë në vendbanime me cilësi të dobët, që ata që nuk kanë mundësi të sigurojnë jetën e tyre., vërtetojnë saktësinë e shkencës mbi këtë çështje. Dhe kostoja po paguhet nga ata që paguajnë gjithmonë, nga njerëzit që kanë më pak qasje tekinformacioni, nga ata që janë të detyruar të punojnë në ambientet e jashtme, nga ata qëjetojnë në vendbanime me cilësi të dobët, që ata që nuk kanë mundësi të sigurojnë jetën e tyre.