Monday, April 21, 2025
HomeSOCIALENDERKOMBETARETwitter lehtëson rregullat për lejimin e reklamave politike

Twitter lehtëson rregullat për lejimin e reklamave politike

Twitter po lehtëson politikat e tij për të lejuar reklamat politike, si dhe të bazuara në kauza në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ndryshimet vijnë pasi Elon Musk po kërkon më shumë mënyra për të ulur kostot dhe për të rritur të ardhurat pasi platforma e medias sociale, pas blerjes së saj nga miliarderi, po përpiqet të vazhdojë rrugëtimin. Ky vendim është një përmbysje e politikës afatgjatë të Twitter për të mos lejuar reklamat politike me pagesë, e cila u prezantua nga CEO i atëhershëm, Jack Dorsey. Gjithashtu, reklamat e bazuara në kauza janë kufizuar në Twitter dhe ato janë lejuar në bazë të disa kritereve. Ndryshimet do të lejojnë kandidatët politikë të promovojnë veten në garat e ardhshme elektorale dhe grupet e avokimit të mbështesin kauzat e tyre në platformën, të cilat janë të aksesueshme nga miliona njërëz. “Ne besojmë se reklamimi i bazuar në kauza mund të lehtësojë bisedën publike rreth temave të rëndësishme. Sot, ne po lehtësojmë politikën tonë të reklamave të bazuara në kauza në SHBA. Gjithashtu, kemi planifikuar të zgjerojmë reklamat politike qe do te lejohen në javët e ardhshme”, tha në një postim “Siguria e Twitter”. Në një postim të dytë, kompania tha më tej se do të harmonizojë politikën e reklamave me atë të TV dhe medieve të tjera. ATA

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ