Sunday, November 24, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTUREKleriku Ernest Çoba

Kleriku Ernest Çoba

Më 8 janar 1980 ndërroi jetë Imzot Ernest Çoba, kryeipeshkëv i Shkodrës, Kryetar i Kishës Katolike të Shqipërisë. Çoba lindi në 1913-n në Laç (Vau i Dejës) dhe arsimimin e kreu pranë Kolegjit Saverian dhe Seminarit Papnor në Shkodër. Në vitin 1936 u shugurua meshtar dhe gradualisht iu besuan detyra të rëndësishme nga Kisha Katolike. Fillimisht shërbeu si mësues i besimit në Seminarin Papnor deri më 1946, më pas në Arkidioqezën e Shkodrës, në vazhdim si sekretar i përgjithshëm i Kryesisë së Kishës Katolike Shqiptare. Në vitet më të vështira të Kishës Katolike (1956), pas shkëputjes së varësisë nga Vatikani, u emërua në krye të saj. Ipeshkëv Zef Simoni dëshmon se Imzot Ernest Çoba do të dënohej me akuzën se kishte ruajtur marrëdhënie të fshehta me Selinë e Shenjtë (Vatikanin) përmes Legatës Italiane në Tiranë, me anë të së motrës dhe me këtë pretendim do të dënohej me 25 vjet heqje lirie, me konfiskimin e pasurisë dhe me heqjen e të drejtës elektorale për 5 vjet. Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave publikoi sot fotografi (me dy pamje) të Imzot Ernest Çobës, vizatim i tij i punuar me laps, kërkesë për takim drejtuar ish-kryetarit të Këshillit të Ministrave, Ramiz Alia, si edhe fragmente nga dispenca e nënshkruar prej tij, e titulluar “Katekizmi i mësimit të krishtenë”. ATA

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments