Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALEKOSOVASerbët protestë në veri

Serbët protestë në veri

Rreth 200 qytetarë serbë kanë protestuar sot në veri të Mitrovicës kundër, siç u tha “tradhtisë së madhe të presidentit serb Aleksandar Vuçiç dhe Listës serbe”. Në këtë protestë, e cila o organizua nga “Popullata e pakënaqur”, u tha se qytetarët e veriut të Mitrovicës, janë tubuar sot për të dërguar porosi të qartë se Aleksandar Vuçiç me politikën e tij, si dhe Lista serbe, nuk përfaqësojnë më serbët që jetojnë në Kosovë. “Shprehim pakënaqësinë tonë kundër largimit të barrikadave, të cilat u hoqën pa përmbushjen e plotë të kushteve të serbëve”, u tha mes tjerash gjatë protestës. Gjatë protestës u dëgjuan këngë nacionaliste për Kosovën dhe Millosh Obiliqin, u brohorit Serbia, si dhe protestuesit mbanin mbishkrimin “Vuçiç, Kosova nuk të dëshiron, na ke tradhtuar, nuk e duam as Asociacionin tënd, na ke shitur”. Protesta ka zgjatur rreth 45 minuta dhe nuk është shënuar ndonjë incident, ndërsa forca të shtuara të sigurisë, KFOR-i, EULEX-i, si dhe pjesëtarë të Policisë së Kosovës, kanë vëzhguar situatën nga afër. ATA

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments