Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALEEKONOMIRehabilitimi i rrugës “Currila”

Rehabilitimi i rrugës “Currila”

Bashkia e Durrësit ka nisur punën për rehabilitimin e rrugës “Currila”. Kryetarja e bashkisë, Emiriana Sako ndau në rrjetet sociale momente nga puna e nisur për rehabilitimin e kësaj rruge. “Punimet do të përfshijnë vendosjen e kanalizimeve të ujërave të zeza e të bardha, do të kryhet asfaltimi, vendosja e trotuareve si dhe ndriçimit LED, do të realizohet edhe mbrojtja e skarpatës në vende të caktuara të kësaj rruge”, theksoi Sako. Kryebashkiakja Sako u shpreh se “do të vazhdojmë me ndërhyrje rehabilituese nëpër lagjet e qytetit dhe në të gjitha njësitë administrative”. Investimet në segmentet rrugore të Durrësit, parashikojnë rehabilitimin e rrugëve, shtrimin me asfalt dhe vendosjen e sistemeve të ndriçimit dhe gjelbërimit në hapësirat e nevojshme. ATA

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments