Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALEEKONOMIInflacioni vjetor në nivelin rekord prej 19,4%

Inflacioni vjetor në nivelin rekord prej 19,4%

Inflacioni i çmimeve të konsumit në Estoni u përshpejtua ndjeshëm në vitin 2022, kryesisht për shkak të çmimeve më të larta të lidhura me banesat, ndërsa rritja e çmimeve u ngadalësua në dhjetor, treguan sot shifrat paraprake zyrtare. Inflacioni i çmimeve të konsumit u rrit në 19,4% në 2022 nga 4,6% në 2021. ”Rritja e fundit e inflacionit u ndikua kryesisht nga çmimet më të larta të lidhura me banesat në vitin 2022, të cilat përbënin dy të pestat e rritjes totale”, tha Viktoria Trasanov, analistja kryesore e Zyrës estoneze të Statistikave. “Elektriciteti që arrin në shtëpi u shtrenjtua me 94,4% nga viti në vit, gazi me 123,8%, karburanti i ngurtë me 73,5% dhe energjia e ngrohjes me 49,1%”, shtoi Trasanov. Çmimet për ushqimet dhe pijet joalkoolike u rritën me 19,9% në vitin 2022 dhe kostot e transportit u rritën me 22,8%. Çmimet e banesave u rritën me 50,8% dhe çmimet për ushqimin jashtë dhe akomodimin u rritën me 15%. Rritja vjetore e fundit është ndikuar më së shumti nga ndryshimet në çmimet e ushqimeve dhe pijeve joalkoolike, të cilat zënë rreth 40% të rritjes totale. Ndikimi i ndryshimeve të çmimeve të banesave në rritjen totale mujore të indeksit ishte pak më poshtë se 20%. ATA

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments