Sunday, November 24, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTURE“Lahuta e Malcis” nga At Gjergj Fishta

“Lahuta e Malcis” nga At Gjergj Fishta

Më 5 janar të vitit 1991, u recitua për herë të parë në publik, pas 45 vjetësh, “Lahuta e Malcis”. Vepra madhore e At Gjergj Fishtës, e njohur edhe si “Iliada shqiptare”, përgjatë periudhës së regjimit komunist, u censurua krahas botimeve të autorëve të tjerë nga veriu i vendit, Camaj dhe Harapi. Megjithatë, popullariteti i kësaj vepre në radhët e shqiptarëve, në mënyrë të veçantë mes shkodranëve, ishte i madh. Në Shkodër, gjatë këndimit të vargjeve të Fishtës, pati një çast pezulli prej aktorit në rolin e rapsodit. Mirëpo, performuesit i erdhi në ndihmë publiku, që fragmente të veprës i kishte memorizuar varg për varg. Studiues të shumtë, vendas dhe të huaj, e kanë cilësuar Fishtën si figurën më madhore të letrave shqipe të shekullit XX. Përveç krahasimeve me “Iliadën” e Homerit, në veprën e Fishtës gjenden afinitete edhe me stilin e Dantes dhe të Gëtes, për nga pleksjet e mitologjisë me realitetin, mendimin filozofik dhe dramacitetin. Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave përcolli për publikun një foto të Fishtës mes personaliteteve të kohës dhe fragmente nga kryevepra “Lahuta e Malcis”. ATA

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments