”Shell” do të paguajë dy miliardë dollarë taksë shtesë për tremujorin e katërt të vitit 2022 (T4 2022), të lidhura këto me taksat e BE-së dhe Britanisë së Madhe mbi fitimet e kompanive të energjisë për shkak të rritjes së çmimeve të naftës, pas pushtimit rus të Ukrainës. Në një deklaratë për shtyp, gjiganti britanik tregon se “ndikimi në rezultatet e tremujorit të katërt të taksave shtesë të shpallura së fundmi në Bashkimin Evropian (kontributi i solidaritetit) dhe ndikimi i vonuar i rritjes së një takse ekuivalente me BM pritet rreth dy miliardë dollarë”. Megjithatë, ai specifikon se këto shuma do të trajtohen si zëra të jashtëzakonshëm dhe nuk do të kenë asnjë ndikim në rezultatin tremujor të korrigjuar të tij duke përjashtuar të jashtëzakonshmet, raportin më të ndjekur nga analistët. Në fund të nëntorit, qeveria britanike njoftoi se një taksë mbi fitimet e energjisë, e vendosur në maj, do të rritej nga 25 në 35% dhe do të zgjaste për tre vjet, deri në vitin 2025. Kështu Londra synon të përfshijë kompanitë që kanë parë fitimet rriten me bumin e energjisë që nga fillimi i luftës në Ukrainë. BE-ja, nga ana e saj, miratoi në fund të shtatorit një “kontribut të përkohshëm solidariteti” që supozohet të paguhet nga prodhuesit dhe shpërndarësit e naftës, gazit dhe qymyrit, të cilët kanë bërë fitime të mëdha falë rritjes së çmimeve pas luftës. ”Shell”-i do të publikojë rezultatet e tij vjetore dhe të tremujorit të katërt më 2 shkurt. ATA
”Shell” paguan dy mlD usd taksa shtesë
RELATED ARTICLES