Sunday, November 24, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTUREGaleria Kombëtare e Kosovës

Galeria Kombëtare e Kosovës

Me 64% buxhet më shumë se në vitin e kaluar, Galeria Kombëtare e Kosovës shpalosi programin për vitin 2023. Këshilli i ri Drejtues parashikon një program me ekspozita, performanca e projekte të ndryshme që gërshetojnë programet publike, edukative e hulumtuese, për të mbajtur të angazhuar artdashësit gjatë gjithë vitit 2023. Identiteti kombëtar dhe praktikat feministe janë tema që do të trajtohen nga kuratoret Erëmirë Krasniqi dhe Merve teksa Fondacioni Shtatëmbëdhjetë do të organizojë hapësira sociale reflektuese, që do të zhvillohen krahas nevojave të skenës së pavarur dhe audiencës së gjerë. Projekte të ngjashme kulturore do të implementohen edhe nga grupi Lirindja dhe artistët Sezgin Boynik dhe Tevfik Rada, të cilët do të prezantojnë një rrëfim alternativ të historisë së Kosovës në 40 vitet e fundit. Programi nis me ekspozitën e edicionit XIV të bienales ndërkombëtare “Çmimi Muslim Mulliqi.” Në ekspozita do të shfaqen veprat e shumë artistëve si Violeta Xhaferi, Lumturi Blloshmi, Leart Rama, Dardan Zhegrova, Zgjim Zyba, Abi Shehu, Blerta Hoçia, Genc Kadriu, Fatmir Mustafa-Karllo, Bekim Zeqiri, veprat e Asociacionit të Artistëve Vizuel si dhe ekspozita e kuruar nga Shkelqim Qestaj. Këtë vit do të fillojë edhe hulumtimi i veprës së arkitektit dhe artistit Agush Beqiri për një ekspozitë personale. ATA

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments