Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREVATIKAN–Funerali Papa Benediktit XVI

VATIKAN–Funerali Papa Benediktit XVI

Dhjetëra mijëra besimtarë morën pjesë në meshën funerale të papës së ndjerë emeritus Benedikti XVI në sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan. Shërbimi ishte historik për t’u udhëhequr nga një papë i gjallë, pasi Benedikti u bë papa i parë ndër shekuj që dha dorëheqjen, në vitin 2013. Papa Françesku bëri pak referencë të drejtpërdrejtë për paraardhësin e tij në predikimin e tij. Ai foli kryesisht për përkushtimin ndaj Zotit dhe besimin te Zoti. Vetëm në fund, papa 86-vjeçar argjentinas tha para arkivolit prej druri “Benedikt, mik besnik…, gëzimi yt qoftë i plotë kur ta dëgjosh zërin e Tij tani e përgjithmonë!”. Më herët, para shumë të ftuarve dhe dhjetëra mijëra besimtarëve në sheshin e Shën Pjetrit në Romë, papa Françesku tha se ”edhe ne, që jemi të lidhur fort pas fjalëve të fundit të Zotit dhe dëshmitarit që shënoi jetën e tij, dëshirojmë të ndjekim gjurmët e tij”. Papa e ka lavdëruar përkushtimin e Benediktit ndaj besimit. ”Rreth 130 kardinalë ishin gjithashtu të pranishëm”, tha zëdhënësi i Vatikanit Matteo Bruni. Midis tyre ishin kardinalët gjermanë Reinhard Marx, Rainer Maria Woelki dhe Gerhard Ludwig Müller. Ishte i pranishëm një delegacion zyrtar gjerman, përfshirë presidentin Frank-Walter Steinmeier, kancelarin Olaf Scholz dhe Markus Soder, kryeministër i Bavarisë kryesisht katolike, ku Benedikti lindi si Joseph Ratzinger në 1927. Benedikti kishte shprehur dëshirën që të merrnin pjesë njerëz nga vendlindja e tij, Bavaria. Ai u lind në fshatin Marktl, afër kufirit me Austrinë. Sipas agjencisë italiane të lajmeve ANSA, në mesin e të ftuarve ishin 300 peshkopë. Në një moment prekës, Georg Ganswein, kleriku që shërbeu si sekretar personal dhe i besuari i Benediktit XVI gjatë papatit të tij, u përkul mbi arkivol për ta puthur pasi u nxor në sheshin e Shën Pjetrit. Ganswein ishte ndoshta personi më i afërt me Benediktin në vitet e tij të fundit. Ai shërbeu si sekretar privat i Papës pas zgjedhjes së Benediktit në 2005 pasi kishte punuar më parë me të në Romë. Ai u emërua prefekt i shtëpisë papnore në dhjetor 2012 dhe u ngrit në gradën e kryepeshkopit. ”Benedikti u kritikua shpesh se ishte shumë i ngurtë si papë, por ai nuk ishte një arkikonservator i mbërthyer në të kaluarën”, sipas pikëpamjes së kardinalit gjerman Walter Kasper. ATA

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments