Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALEEKONOMIPr/ligji “Për fondet e pensionit privat”

Pr/ligji “Për fondet e pensionit privat”

Tregu i fondeve të pensioneve private, edhe pse me peshë modeste ndaj Prodhimit të Brendshëm Bruto, gjatë 9- mujorit të vitit 2022 duke shënuar një rritje prej 7.29% krahasuar me vitin 2021, duke arritur një total asetesh neto prej 5.4 miliardë lekë. Asetet e këtij tregu janë investuar kryesisht në obligacione të Qeverisë shqiptare. Me qëllim përafrimin me Direktivën Evropiane IORP II, standardet më të mira ndërkombëtare, si dhe përmirësimin e bazës ligjore që rregullon tregun e fondeve të pensionit privat, Autoriteti ka hartuar projektligjin “Për fondet e pensionit privat”. Dokumenti është përcjellë për disktime komisioneve parlamentare të Kuvendit. Projektligji synon të sjellë zhvillimin e tregut të fondeve të pensionit privat nëpërmjet rritjes së pjesëmarrjes në skemë; sigurimin e një pensioni shtesë, i cili plotëson pensionin bazë të siguruar nëpërmjet skemës publike të pensioneve; vendime të mirinformuara të individëve lidhur me mbledhjen e kursimeve të tyre për pension; mundësi të reja për punëdhënësit lidhur me krijimin e skemave private për punonjësit e tyre; rritjen e cilësisë së produktit dhe shërbimit ndaj klientit nëpërmjet miradministrimit të fondeve të pensionit privat nga ana e shoqërive administruese; nxitjen e konkurrencës në shërbim të interesit më të mirë për anëtarët e fondit. Ligji në fuqi nuk krijon elemente konkurruese që lidhen me negocimin e tarifave të administrimit apo politikave të investimit. Ky problem adresohet në projektligjin e propozuar nëpërmjet krijimit të fondit me pjesëmarrje të mbyllur, ku punëdhënësit mund të negociojnë disa prej elementeve të kontratës me shoqëritë administruese (tarifa administrimi, politika investimi etj). Në këtë mënyrë, punëdhënësit janë më të prirur për të krijuar skema private për punonjësit e tyre, duke çuar në rritjen e pjesëmarrjes në fondet private të pensionit. ATA

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments