Një tjetër institucion arsimor do të rinovohet me mbështetjen e Bashkimit Evropian. Shkolla “Koço Korçari” në bashkinë Korçë do të rinovohet me mbështetjen e BE-së. Lajmi u bë i ditur nga Delegacioni i BE-së në Shqipëri, ku njofton se shkolla do të jetë me kushte moderne për 108 nxënës. “Në bashkinë Kuçovë, shkolla “Koço Korçari” do të rinovohet me mbështetjen e BE-së falë programit “BE për Bashkitë”. 108 nxënësit e saj së shpejti do të mësojnë në ambiente të reja moderne, ndërsa aktivitetet edukative dhe kulturore do të përfshijnë më shumë se 450 të rinj”, thuhet në njoftim. “BE për Bashkitë” është projekt i ri i financuar nga Bashkimi Evropian. Qëllimi tij është të mbështesë potencialin zhvillimor të bashkive dhe të përmirësojë kushtet socio-ekonomike dhe mjedisore të komuniteteve lokale në Shqipëri. Projekti synon trajtimin e problemeve kryesore që prekin cilësinë e jetës dhe perspektivat ekonomike të komunitetit duke i përafruar me standardet evropiane. ata