Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka rikonfirmuar mbështetjen afatgjatë të Bashkimit Evropian për Ukrainën në zmbrapsjen e sulmeve të Rusisë. “Unë i përcolla mbështetjen time të përzemërt dhe urimet më të mira për vitin 2023 popullit ukrainas”, tha von der Leyen në bisedën e saj të parë të vitit me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky. “BE qëndron pranë jush për aq kohë sa do të duhet”, tha ajo në një postim në Twitter. “Ne mbështesim luftën tuaj heroike, një luftë për liri dhe kundër agresionit brutal”, shtoi ajo. “BE-ja po siguron gjeneratorë, llamba, strehimore dhe autobusë shkollorë këtë dimër, dhe së shpejti do të ofrojë paketën e saj të mbështetjes prej 18 miliardë euro (19.2 miliardë dollarë) në këste mujore”, tha Von der Leyen. Von der Leyen la të kuptohej gjithashtu se ajo mund të bënte një tjetër udhëtim në Ukrainë. “Mezi pres të takohemi përsëri së shpejti në Ukrainë”, tha ajo. ATA
Von der Leyen i premton Ukrainës mbështetjen e BE
RELATED ARTICLES