Saturday, November 23, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTURE3 nisma të reja të suksesshme kulturore

3 nisma të reja të suksesshme kulturore

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti e ka cilësuar 2022-shin, vitin e nismave të reja për kulturën në vend Në një intervistë për Euronews Albania, ministrja e Kulturës u shpreh se në vitin që lamë pas, janë ndërmarrë 3 nisma, të cilat i konsideron të suksseshme. Ndër të tjera, Margariti tregoi edhe sfidat dhe pritshmëritë për kulturën në vitin 2023. “Ishte një vit i sfidave të reja, i nismave të reja. Ministria e Kulturës këtë vit ka filluar tre nisma, të cilat janë javët e kulturave ndërkombëtare, që na ka bërë bashkë me partnerët tanë për të promovuar, jo thjesht kulturat e huaja në Shqipëri, por të gjithë ndërveprimin që ne kemi, si në rrafshin politik, diplomatik, ashtu edhe në atë ekonomik, kulturor dhe social. Ashtu siç kemi pasur bonusin e rijetëzimit, është një nga nismat më të suksesshme për Ministrinë e Kulturës. Vetëm vitin e parë patëm 100 aplikime, qytetarë të cilët posedojnë një objekt në një qendër historike, jo detyrimisht monument kulture dhe që duan ta restaurojnë atë bashkë me shtetin. Nisma më e fundit është arti në hapësirat publike, hera e parë që zhvillohet një nismë e tillë. Këto 3 nisma janë shumë për 1 vit, janë përqafuar mirë edhe pse jemi një staf i vogël”, tha Margariti. “Ashtu siç kemi kantierët e rinj, ky vit na gjen me Galerinë Kombëtare të Arteve që vazhdon të jetë një kantier në restaurim, na gjen me sallën e koncerteve të Akademisë së Arteve, drejt përfundimit, gjithçka po merr formë, do jetë një ogur i mirë për të filluar vitin 2023 me një koncert dinjitoz në këtë sallë koncertesh. Ashtu siç na gjen me vënien e gurit të themelit në Teatrin e ri Kombëtar dhe me Qendrën Kombëtare të Kulturës për Fëmijë. Kjo është një tjetër hapësirë e re, që bashkon shumë nga nismat dhe filozofitë e qeverisë Rama, ku fëmijët janë një element kyç i zhvillimit të politikave të secilës ministri. Ashtu edhe “Kinostudio” tashmë, që është një kantier i hapur, që po merr formë”, theksoi Margariti ndër të tjera. ATA

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments