Përmbytjet dhe rrëshqitjet e tokës që goditën pjesë të ndryshme të Filipineve gjatë festës së Krishtlindjes morën jetën e 44 personave dhe prekën më shumë se 500 000 të tjerë, deklaroi agjencia kombëtare e fatkeqësive. Njëzet e tetë persona janë ende të zhdukur, ndërsa mbi 56 800 janë të zhvendosur dhe të detyruar të qëndrojnë në qendrat e evakuimit ose me miqtë dhe të afërmit. ”Shumica e të zhdukurve ishin peshkatarë që dolën në det pavarësisht motit të keq, fatkeqësisë”, deklaruan zyrtarët lokalë. Nëntëmbëdhjetë nga të vdekurit ishin nga provinca jugore e Misamis Occidental, ku shirat e dendur kanë shkaktuar përmbytje dhe rrëshqitje të dheut. Gjashtëmbëdhjetë njerëz vdiqën gjithashtu nga përmbytjet në provincat e tjera jugore, ndërsa nëntë viktima u raportuan në provincat lindore dhe qendrore. ”Dëmet në bujqësi dhe infrastrukturë u vlerësuan në më shumë se 1.41 miliardë pesos (25 milionë dollarë)”, tha agjencia e fatkeqësive. ATA
Viktima dhe mbi 500.000 të prekur nga përmbytjet
RELATED ARTICLES