Temperaturat rriten me 3-4°C të premten dhe në fundjavë duke bërë që pjesa më e madhe e territorit shqiptar të kalojë në vlera positive. Megjithatë rritja më e madhe e vlerave termike pritet të vijë javën tjetër dhe të vijojë deri në fund të muajit shkurt. Fatmirësisht, gjatë kësaj periudhe do të qarkullojnë masa ajrore të lagështa mbi territor por pa mundur të sjellin reshje të konsiderueshme; priten vetëm reshje të pakta ditët e fundit të muajit.
Temperaturat e mesditës gjatë javës tjetër do të ngjiten mbi 20°C në disa qytete të ultësirës perëndimore duke krijuar ndjesinë e ardhjes së shpejtë të pranverës. Megjithatë, edhe gjatë pjesësë së parë të muajit mars, herë pas here do të ketë hyrje të masave ajrore nga veriu i Europës të cilat do të ulin temperaturat në vlera negative për zonat malore por ditët e acarta kanë ikur.