Saturday, November 23, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTUREKonferenca e “Vatrës” për krijimin e Fondit Monetar Kombëtar

Konferenca e “Vatrës” për krijimin e Fondit Monetar Kombëtar

Federata Pan-Shqiptare e Amerikës “Vatra”, zhvilloi një konferencë të një rëndësie të veçantë më 29 dhjetor 1918. Nën kryesinë e Anastas Pandele, përfaqësues të “Vatrës” u angazhuan dhe apeluan për krijimin e një Fondi Monetar Kombëtar, i cili do t’u kushtohej delegatëve të zgjedhur për të mbështetur çështjen e të drejtave kombëtare në Konferencën e Paqes në Paris. Në përgjigje të thirrjes, emigrantët shqiptarë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës mblodhën një shumë prej 150 mijë dollarësh, pjesa më e madhe e së cilës iu dërgua përfaqësuesve të “Vatrës” në Paris, në ndihmë të përpjekjeve të tyre në mbrojtje të pavarësisë dhe të tërësisë tokësore të Shqipërisë. Më herët në 1918-n, “Vatra” pati bërë të ditur qëndrimin që mbante lidhur me protektoratin italian mbi Shqipërinë, në paraprijë të punimeve të Konferencës së Parisit, e cila do të mbahej më 18 janar 1919. ATA

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments