Dy kamionë të vendosur mbi urën e Zveçanit, saktësisht te “Kërshi i dudës” që shërbenin si barrikadë janë djegur gjatë natës. Aktualisht, nuk dihet motivi i kësaj ngjarjeje dhe as autorët e mundshëm të tij. Kamionët, që shërbenin si një nga 13 barrikadat në veri, kishin penguar lirinë e lëvizjes në atë zonë. Këta kamionë ishin vendosur në këtë vend më 27 dhjetor, kur grupe të serbëve vendosën barrikada të reja në rrugët e veriut duke bllokuar rrugën magjistrale Prishtinë – Rashkë. Barrikadat ishin paralajmëruar se do të fillonin të largoheshin prej sot (e enjte) ndërsa u tha se deri të premten mund të largoheshin tërësisht. ATA
Digjen dy kamionë barrikadë në urën e Zveçanit
RELATED ARTICLES