Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALEEKONOMIARRSH:55% e punimeve të aksit Fier-Vlorë

ARRSH:55% e punimeve të aksit Fier-Vlorë

Në kantierin e punimeve për rehabilitimin e rrugës Fier- Vlorë (segmenti i vjetër që kalon përmes Levanit), për 4 muaj realizimi fizik ka arritur në masën 55% të punimeve. Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) njoftoi se, punimet konsistojnë në rikualifikimin e plotë, në riparimin e shtresave asfaltike, veprave të artit sipas standardeve më të mira, teksa rruga do të zgjerohet edhe me dy metra të tjerë. Ky aks jo vetëm do të lehtësojë qarkullimin në atë zonë, por do të mbështesë bujqësinë e agroturizmin. Si një zonë shumë e populluar dhe me potencial të lartë në prodhimin bujqësor, rikualifikimi i këtij aksi i vjen në ndihmë fermerëve të dalin më shpejtë në treg me prodhimet e tyre, ndërsa nxit zhvillimin e agroturizmit. ATA

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments