Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALEEKONOMIAKU bllokon 566 kg produkt 

AKU bllokon 566 kg produkt 

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit po vijon kontrollet me qëllim garantimin e shëndetit të konsumatorëve në këtë prag festash të ndërrimit të viteve. Në njoftimin zyrtar, AKU bën të ditur se nga kontrolli i kryer në subjektin “V. Gj.”, me aktivitetit fast- fond në Tiranë, u konstatua se produkti gjiro përpunohej në kushte të papërshtatshme higjieno – sanitare. Trupa inspektuese ka bërë bllokimin e këtij ambienti dhe ndaj subjektit u vendos masë administrative “gjobë” me vlerë 500’000 lekë. Gjithashtu u bllokua sasia prej 566 kg produkt gjiro për të cilat u krye marrje mostre për t’u analizuar për treguesit mikrobiologjik. ATA

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments