Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALEEKONOMIKonsumi final rritje me 8%

Konsumi final rritje me 8%

Konsumi final i popullatës, i cili përbën peshën kryesore të shpenzimeve në ekonomi, u rrit me 8.09 % në tremujorin e tretë të këtij viti, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të shkuar, e ndikuar kjo nga sezoni turistik, ku u shënuan shifra rekord të huajsh që vizituan vendin tonë. Nxitja e konsumit u diktua dhe nga politikat e qeverisë, përmes paketa të mbështetjes sociale për kategoritë më në nevojë për të minimuzuar efekete e krizës globale shkaktuar nga ivazioni rus në Ukrainë. Ndryshe nga konsumi i popullatës, konsumi final i qeverisë pësoi rënie me 3.55 %. Ky tregues reflektoi politikat e qeverisë, e cila vendosi të shkurtojë ato shpenzime që nuk ishin prioritare dhe që mund të spostoheshin për vitin e ardhshëm. Komponenti i formimit bruto të kapitalit fiks referuar ndryshe investimet pësoi rritje me 7.12 %. Eksportet e mallrave dhe shërbimeve u rritën me 0.87 %, ndërsa importet e mallrave dhe shërbimeve u rritën me 16.31 %. ata

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments