Forcat e armatosura të Ukrainës kanë shkatërruar një pozicion të artilerisë ruse, njoftoi dje në mbrëmje shtabi i përgjithshëm ukrainas. “Në një fushë ajrore pranë Kakhovka, në rajonin e Khersonit në jug të vendit, rreth 30 sisteme të ndryshme artilerie, duke përfshirë armë kundërajrore, municione dhe karburant, që i perkisnin forcave pushtuese ruse janë shkatërruar”, raportoi shtabi. Nuk janë njoftuar informacione të mëtejshme për shkallën e shkatërrimit. Informacioni nuk mund të verifikohet në mënyrë të pavarur.