Saturday, November 23, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTUREEkspozitë fotografike në Bazilikën Paleokristiane në Elbasan

Ekspozitë fotografike në Bazilikën Paleokristiane në Elbasan

Një ekspozitë me foto të Bazilikës Paleokristiane, të qytetit të Elbasanit është çelur në prag të festave të Fundvitit, me foto të cilat pasqyrojnë punën e bërë ndër vite, foto të mozaikëve, të afreskeve, të elementeve arkitektonikë, etj. Kjo ekspozitë u realizua falë bashkëpunimit me QTK (Muzeu Etnografik) të bashkisë Elbasan, Institutit të Arkeologjisë në Tiranë dhe DRTK Korçë- Sektori Elbasan. Ekspozita në mjediset e Muzeut Etnografik do qëndrojë e hapur deri më datë 31 dhjetor. Ndërkohë studentët e degës Operatori Turistik-Gjeografi të universitetit “A. Xhuvani” zhvilluan orë mësimore në Bazilikën Paleokristiane extra muros në qendër të qytetit të Elbasanit. Ata u njohën me historikun e zbulimit të bazilikës që prej vitit 2007 si dhe punimet ndër vite që janë bërë në këtë monument. Gjithashtu nga ana e specialistëve të DRTK Korçë – Sektori Elbasan, u dhanë shpjegime në lidhje me çka është zbuluar deri më tani, mënyrat e mbrojtjes së mozaikëve dhe të afreskeve si dhe puna sistematike që bëhet çdo ditë për ta mirëmbajtur atë. Gjatë kësaj vizite gjithashtu studentët patën mundësinë të shikonin dhe ekspozitën e bazilikës.https://ata.gov.al/2022/12/22/ekspozite-fotografike-ne-baziliken-paleokristiane-ne-elbasan/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments