Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALEEKONOMIPBB-ja shënon rënie në tremujorin e parë

PBB-ja shënon rënie në tremujorin e parë

Sipas Zyrës për Statistikat Kombëtare (ONS), Prodhimi Brendshëm Bruto (PBB) shënoi një rënie me 0,3%, të rishikuar në tremujorin e tretë të 2022, kundrejt një rëniejeje prej 0,2% të vlerësuar fillimisht. ONS tha se ekonomia u rrit më pak se sa ishte vlerësuar fillimisht, gjatë gjysmës së parë të vitit, pasi rishikimet treguan se PBB-ja në Britaninë e Madhe pati një rritje prej 0,6% në tremujorin e parë, dhe 0,1% në tremujorin e dytë. Në vitin 2021, rritja e PBB-së ishte më e dobët në tremujorin e parë, të tretë dhe të katërt. ONS tha se niveli i PBB-së tani vlerësohet të jetë 0,8% më i ulët se sa ishte përpara pandemisë, i rishikuar në rënie nga vlerësimi i mëparshëm. “Shifrat tona të rishikuara treguan se ekonomia ka shënuar një rënie, gjatë vitit të kaluar krahasuar me vlerësimet e mëparshme, ndërsa prodhimi e energjisë elektrike ishte dukshëm më të dobët”, tha Darren Morgan, drejtor i statistikave ekonomike në ONS. “Të ardhurat e familjeve vazhduan të bien në terma realë, megjithëse me një ritëm më të ngadaltë se në dy tremujorët e mëparshëm, duke marrë parasysh inflacionin, shpenzimet e familjeve ranë për herë të parë që nga “lockdown” i fundit i Covid-19 në pranverën e 2021″, shtoi ai.https://ata.gov.al/2022/12/22/bm-pbb-ja-shenon-renie-ne-tremujorin-e-pare/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments