Muzeu i Artit Mesjetar, në Korçë solli në vëmendje veprën e një prej ikonografëve më të shquar të shek. XVIII”, “Lindja e Krishtit”, që e ka përzgjedhur edhe si kartolinë të urimeve të festave të Fundvitit. Vepra është një ikonë e pikturuar nga Kostandin Zografi nga Korça dhe paraqet skenën e lindjes së Krishtit, me fëmijën, Marinë dhe Jozefin, barinjtë që diktuan yllin, mbretërit që sjellin dhuratat si dhe engjëjt në qiell. Ikona ishte pjesë e ikonostasit të katedrales “Burimi Jetëdhënes” në Korçë dhe është një nga veprat e çmuara që ruhen në ambientet e Muzeu Kombëtar i Artit Mesjetar, në seksionin e dedikuar vëllezërve Zografi dhe krijimtarisë së tyre të jashtëzakonshme. Në fund të ikonës shkruhet: “Viti 1770, nga dora e Kostandinit”.https://ata.gov.al/2022/12/22/ikona-e-kostandin-zografit-vepra-e-cmuar-e-muzeut-te-artit-mesjetar/