Terminali i parë për importin e gazit natyror të lëngshëm (LNG), në Gjermani ka filluar te marrë dërgesen e parë të karburantit, njoftoi operatori “Uniper”. LNG-ja e parë u fut nga anija “Höegh Esperanza” në tubacionet e lidhura me objektin në “Wilhelmshaven” në bregun e Detit të Veriut të Gjermanisë, pas orës 9 të mëngjesit. “Fakti që dërgesa e parë e gazit tashmë po rrjedh përmes terminalit tonë (LNG) në “Wilhelmshaven”, është një dëshmi e vendosmërisë së të gjithë të përfshirëve për ta çuar projektin përpara”, tha Holger Kreetz nga “Uniper”. “Faza e testimit e cila tashmë ka filluar, një ditë më herët se sa ishte planifikuar, duhet të përfundojë deri në fund të shkurtit”, tha ai. Terminali u hap të shtunën me pjesëmarrjen e kancelarit, Olaf Scholz dhe përbën një pjesë kyçe të strategjisë së Gjermanisë për t’u larguar nga karburantet fosile ruse dhe shkuar drejt burimeve të tjera të energjisë. Që nga shpërthimi i luftës në Ukrainë, Rusia ka ndërprerë dërgimin e gazit përmes tubacionit nënujor në Gjermani.https://ata.gov.al/2022/12/21/gjermani-vihet-ne-funksion-terminali-i-pare-lng/