Republika Çeke ka marrë në dorëzim duzinën e parë të tankeve luftarake “Leopard 2” të prodhuara nga kompania gjermane e armëve “Rheinmetall”. “Kjo është pjesë e asaj që gjermanët e quajnë “Ringtausch”, një sistem shkëmbimi i operuar nga qeveria gjermane për të ofruar armë në mënyrë indirekte për Ukrainën. Tanket luftarake “Leopard 2”, u dorëzuan në një bazë ushtarake në Přáslavice, në prani të ministres çeke të Mbrojtjes, Jana Černochová dhe përfaqësuesve gjermanë. Deri në fund të vitit 2023, pritet të dorëzohen tanke të tjerë “Leopard 2” dhe një automjet rikuperimi i blinduar. Të përfshira në marrëveshje janë municione, trajnime dhe pjesë këmbimi.https://ata.gov.al/2022/12/21/prage-republika-ceke-merr-ne-dorezim-tanket-leopard-2-nga-gjermania/