Delegacioni ukrainas, i kryesuar nga presidenti Volodymyr Zelensky do të kërkojë sërish, gjatë takimit të sotëm me presidentin amerikan Joe Biden dhe ekipin e tij të sigurisë kombëtare, raketat taktike “Atacms”, me rreze të gjatë veprimi dhe dronët “Grey Eagle” dhe “Reaper”, shkruan “Politico”, që citon një person të afërt me administratën amerikane. “Megjithatë, zyrtarët amerikanë nuk janë të gatshëm të dorëzohen”, parashikon gazeta e njohur. Shtëpia e Bardhë ka refuzuar kategorikisht deri më tani për të dërguar “Atacms” në Kiev. Sipas zyrtarëve amerikanë, kostot do të ishin të larta, pasi këto raketa (të cilat kanë një rreze veprimi prej rreth 300 kilometrash) do të rrezikonin të shtynin presidentin rus, Vladimir Putin që të përdorte armë potencialisht edhe më vdekjeprurëse kundër Ukrainës.https://ata.gov.al/2022/12/21/shba-media-zelensky-do-ti-kerkoje-serish-shba-se-raketa-me-rreze-te-gjate-veprimi/