Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETARENdihma për Ukrainën, jetike për pozicionin e Polonisë

Ndihma për Ukrainën, jetike për pozicionin e Polonisë

Nëse Polonia nuk do të ishte angazhuar për të ndihmuar ukrainasit, të cilët po luftojnë agresionin rus, do të ishte në një situatë shumë më të keqe, deklaroi sot kreu i partisë në pushtet, ”Ligj dhe Drejtësi” (PiS), Jarosław Kaczyński. “Niveli i kërcënimit rus do të ishte pakrahasueshëm më i madh dhe pozicioni ynë në arenën ndërkombëtare do të zvogëlohej”, tha ai për të përjavshmen “Gazeta Polska”. “Ne do të vendoseshim midis vendeve pro ruse, dhe do të dështonim moralisht”, tha Kaczynski. “Me pak fjalë, angazhimi për të mbështetur Kievin është vendimi i duhur dhe më i sigurti, politikisht më i miri dhe na vendos në dritën më të mirë të mundshme,” shtoi ai. Sipas Kaczynskit, Ukraina ka ende nevojë për mbështetjen e Polonisë. “Roli i atdheut tonë në këtë proces, i cili është jashtëzakonisht i rëndësishëm për sigurinë botërore, është vendimtar”, tha ai.https://ata.gov.al/2022/12/21/varshave-kaczynski-ndihma-per-ukrainen-jetike-per-pozicionin-e-polonise/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments