Pjesa e parë e ditës do të jetë nën dominimin e kthjellimeve në të gjithë ultësirën perëndimore, POR në zonat malore pritet të ketë kalime të lehta të vranësirave. Ndërsa orët e pasdites dhe mbrëmjes do të sjellin kalime të pakta të vranësirave në të gjithë territorin, KU më të fokusuara vranësirat do jenë në zonat Verilindore dhe Juglindore. Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes, POR mbeten kostante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 2°C deri në 17°C. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 25 km/h nga drejtimi Perëndimore Veriperëndimore duke krijuar në det dallgëzim të ulët.
Shqipëria Moti-E Mërkurë, 21 Dhjetor 2022
RELATED ARTICLES