Tuesday, November 26, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETARENATO-Qendër Ekselence në Shqipëri

NATO-Qendër Ekselence në Shqipëri

NATO do të hapi një Qendër Ekselence të NATO-s për municionet. Lajmi është bërë i ditur nga ministri shqiptar i mbrojtjes, Niko Peleshi pas një takimi të martën me Komandantin Suprem të Aleancës për Transformimin (SACT), Gjeneral Philippe Lavigne. Zoti Peleshi tha se “hapja e Qendrës së Ekselencës së NATO-s për municionet në vendin tonë, në bashkëpunim me Komandën Amerikane për Evropën është një tjetër ambicie që tregon përkushtimin tonë”. Ministri Peleshi tha se në takim u diskutua mbi sfidat në kufirin lindor të Aleancës, situatën në rajon, sigurinë kibernetike, angazhimet e Shqipërisë në kuadër të NATO-s dhe ACT si dhe zhvillimi i kapaciteteve të FA-së. Zoti Peleshi siguroi se veç rritjes së kontributit me trupa, Shqipëria parashikon rritjen e investimeve në mbrojtje brenda vitit 2024.https://lajme.rtsh.al/artikull/nato-me-qender-ekselence-ne-shqiperi

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments