Saturday, November 2, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTURE“Pianodrom” në TKOB me Kosti Deti

“Pianodrom” në TKOB me Kosti Deti

“Pianodrom” rikthehet me një artist të ri, i cili ka korrur sukses në skenat botërore. Kosti Deti është pianisti virtuoz, i cili mbrëmjen e 22 dhjetorit do të interpretojë për publikun e Tiranës, në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit. Ky është koncerti përmbyllës i festivalit më të rëndësishëm të muzikës klasike në Shqipëri, “Pianodrom” që këtë vit feston 10-vjetorin e tij nën drejtimin e Mjeshtrit të Madh Aleksandër Peçi. “Jam shumë entuziast të ndaj këtë mbrëmje të veçantë me ju, me një ndërthurje të kompozitorëve më të shquar botërorë dhe shqiptarë”, ka deklaruar pianisti Kosti Deti. Producenti i këtij eventi, kompozitori i mirënjohur Aleksandër Peçi, premton se koncerti recital për piano, do të jetë një mbrëmje magjike e shumëpritur, pasi një recital pianoje i ka mungur TKOB prej shumë vitesh. Kosti Deti është pianisti shqiptar, i cili ka marrë vlerësime të shumta për interpretimin, virtuozitetin dhe origjinalitetin e tij. Kosti është cilësuar si “Vullkani Shqiptar” nga Konstantin Bogino. Ai aktualisht ndjek studimet e masterit të dytë në Piano Performace në Universitetin e Arteve dhe Muzikës në Vjenë. Pjesëmarrja në festivalin e “Pianodromit” do ta sjellë për herë të parë Kosti Detin në Teatrin e Operës.https://ata.gov.al/2022/12/20/pianodrom-sjell-ne-tkob-pianistin-virtuoz-kosti-deti/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments