Wednesday, October 30, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTUREFestivali Folklorik Kombëtar i Gjirokastrës

Festivali Folklorik Kombëtar i Gjirokastrës

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti, ka ndarë në rrjetet sociale lajmin se Festivali Folklorik i Gjirokastrës do të rikthehet. “Viti 2023 vjen me lajme të mira. Festivali Folklorik Kombëtar i Gjirokastrës rikthehet në muajin qershor”, shkruan ministrja Margariti. Parada e motiveve, ritmeve, ngjyrave, këngëve, valleve, riteve do të shpalosen në paradën që do të zhvillohet në qytetin e gurtë. Ministrja shkruan se përgatitjet për këtë festival tashmë kanë filluar. Festivali i parë Folklorik Kombëtar i Gjirokastrës u zhvillua në vitin 1968, në kalanë e gurtë të Gjirokastrës. Pres asaj kohe, festivali është zhvilluar çdo pesë vjet. Vitet `70 mund të konsiderohen edhe si kulmi i pjesëmarrjes në këtë festival, ku pati më shumë se 1 mijë pjesëmarrës të përzgjedhur. Festivali i Gjirokastrës ka qenë i konceptuar në formën e një gare folklorike, ku deri në festivalin e vitit 1988, janë dhënë çmime për grupet më të mira, ndërkohë që në edicionet e fundit të tij çmimet do të ndaheshin për bartësit dhe interpretuesit e folklorit. https://ata.gov.al/2022/12/19/festivali-folklorik-kombetar-i-gjirokastres-rikthehet-ne-vitin-2023/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments