Sunday, October 27, 2024
HomeSOCIALEKumbaro:Sipërfaqet e zonave të mbrojtura në 2️1️,3️% të territorit

Kumbaro:Sipërfaqet e zonave të mbrojtura në 2️1️,3️% të territorit

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro ka marrë pjesë në punimet e seancës plenare të COP15, samiti më i madh i organizuar deri më sot për biodiversitetin mbajtur në Montreal, ku kanë marrë pjesë delegatë nga 196 vende të botës. Një nga objektivat kryesorë të këtij samiti është që 196 vendet të arrijnë një marrëveshje për të ndalur rënien e biodiversitetit duke mbrojtur 30% të tokës dhe oqeaneve deri në vitin 2030. Në fjalën e saj, Kumbaro ka theksuar gjatë seancës së dedikuar për biodiversitetin se, “angazhimin më serioz e kemi treguar me rritjen e sipërfaqes së zonave të mbrojtura në 2️1️,3️% të territorit, me projektin e mbrojtjes së Vjosës, i fundmi lum i egër në Europë dhe i pari park kombëtar i tillë”. Gjithashtu, Kumbaro ka theksuar edhe mbështetjen e iniciativës më të fundit të Organizatës Botërore të Turizmit, WTTC dhe Aleancës së Mikpritjes së Qëndrueshme për një qasje të re në sektorin e turizmit, atë të turizmit miqësor ndaj natyrës. Gjatë punimeve të këtij samiti, Kumbaro ka zhvilluar një takim me homologen e saj Yasmine Fouad, ministre e Mjedisit të Egjiptit. Kumbaro dhe Fouad, nënshkruan memorandumin e bashkëpunimit mes dy institucioneve për bashkuar forcat në projekte të mbrojtjes së mjedisit, zonat e mbrojtura, ekspertizën dhe eventet e përbashkëta. Ministrja ka theksuar se Egjipti vjen me një eksperiencë të shkëlqyer pas organizimit të COP27 këtë vit. Gjithashtu, ministrja Kumbaro është takuar me në Montreal me Drejtoreshën e Përgjithshme e UNESCO, Audrey Azoulay ku nënvizoi bashkëpunimin e shkëlqyer që kur drejtonte Ministrinë e Kulturës në Francë, duke shtuar se “po të tillë do ta kemi edhe për Zonat e Mbrojtura Natyrore”. “Nga COP15 piketuam nisjen e disa punëve të mira me fillimin e vitit të ardhshëm si edhe vumë kontakte bashkëpunimi direkt me CEO-n e Green Climate Fund Yannick Glemarec”, bën me dije Kumbaro në një postim në rrjetet sociale. Po gjatë punimeve të COP 15 në Montreal, ministrja Kumbaro zhvilloi një takim edhe me Inger Andersen, Drejtoreshën Ekzekutive të UNEP, Programit Mjedisor të Kombeve të Bashkuara, si partnerë të vyer në punën e Parkut Kombëtar “Alpet e Shqipërisë”. Po ashtu, shton Kumbaro, do t’i kemi mbështetje në projektin e ri për parkun ndërkufitar Korab-Koritnik, Sharri, Mavrovë dhe Malet e Sharrit për të cilin javën e kaluar u nënshkrua marrëveshja me homologët nga Kosova, Liburn Aliu dhe nga Maqedonia e Veriut, Naser Nuredini.https://ata.gov.al/2022/12/18/kumbaro-ne-montreal-rritem-siperfaqet-e-zonave-te-mbrojtura-ne-2%ef%b8%8f1%ef%b8%8f3%ef%b8%8f-te-territorit/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments