Saturday, October 26, 2024
HomeSOCIALEEKONOMIAmnistia fiskale e rëndësishme për të gjithë emigrantët 

Amnistia fiskale e rëndësishme për të gjithë emigrantët 

Kryeministri Edi Rama siguroi sot se Shqipëria do ta bëjë aministinë fiskale me çdo kusht, ndërsa shprehu besimin se bashkësia ndërkombëtare nuk do ta pengojë këtë proces. Në mbledhjen vjetore të Këshillit Koordinues të Diasporës, Kryeministri theksoi se amnistia fiskale dhe penale mbështetet nga shumica e shqiptarëve. “Kam shumë besim që edhe bashkësia ndërkombëtare, sidomos BE me të cilën jemi në partneritet të patjetërsueshëm, do ta kuptojë. Ne nuk kemi nevojë ta mbështesë, por nuk do ta pengojë dhe do të pranojë principin e të drejtës duke shfrytëzuar të drejtën për ta monitoruar këtë proces që të bëhet ashtu si duhet. Përderisa e bën Italia një herë në 3 vjet dhe të tërë në një moment të caktuar, ne nuk kemi pse të privohemi sepse jemi të vegjël dhe na paragjykojnë përtej çdo lloj logjike”, tha Rama. Kryeministri theksoi se “amnistia fiskale është shumë e rëndësishme për të gjithë emigrantët sepse ky është një fenomen masiv i prodhuar nga sakrificat e jashtëzakonshme dhe një sasi pune e kryer në vendet e zhvilluara, ku po t’i mbledhim të gjitha orët bashkë që shqiptarët i kanë falur ekonomisë informale në vendet e zhvilluara do të na rezultonte një volum skllavërie i paimagjinueshëm”.https://ata.gov.al/2022/12/18/rama-do-ta-bejme-amnistine-fiskale-me-cdo-kusht-nderkombetaret-ta-monitorojne/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments