Reshjet intensive të shiut dhe moti i paqëndrueshëm vijojnë të jenë të pranishme në qarkun e Shkodrës. Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Shkodër ka ngritur grupin e punës për monitorimin e të gjithë objekteve të trashëgimisë kulturore, të cilat ndodhen pranë lumenjve dhe baseneve ujore. Sipas DRTK Shkodër, monumentet të cilat ishin pjesë e inspektimit gjatë kësaj jave ishin Ura e Mesit, Xhamia e Plumbit, Kisha e Shirqit, Ura e Bunës dhe Ura e Matit. DRTK Shkodër do të vijojë punën për monitorimin e monumenteve të kulturës dhe siteve të trashëgimisë kulturore për parandalimin e situatave të pritshme nga reshjet e shiut, që pritet të prekin qarkun Shkodër në ditët në vijim.https://ata.gov.al/2022/12/16/moti-i-keq-drtk-shkoder-inspektime-ne-monumentet-e-kultures/