Saturday, November 23, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTUREProgram bashkëpunim për trashëgiminë kulturore

Program bashkëpunim për trashëgiminë kulturore

“Historiku i disa prej ndërtimeve më përfaqësuese të Tiranës gjatë shek. XX” është ligjërata që dr. Melsi Labi mbajti për maturantët e liceut “Jordan Misja”, në mjediset e Akademisë së Studimeve Albanologjike. Tema prekte disa pika kyçe mbi historinë, arkitekturën dhe funksionin që këto objekte kanë pasur gjatë shekullit që lamë pas. Nëpërmjet interaktivitetit teknologjik, materialeve arkivore fotografike e filmike, u ofrua një informacion i bollshëm shkencor për këtë aspekt të qytetit të Tiranës. Ky ishte takimi i fundit për këtë vit, që finalizon bashkëpunimin 1-vjeçar mes ASA-s dhe bashkisë së Tiranës për zbatimin e një programi edukimi në fushën e trashëgimisë kulturore të Tiranës dhe rrethinave të saj. Me dhjetëra nxënës të gjimnazeve të qytetit kanë marrë pjesë në 12 seanca nën drejtimin e studiuesve dhe ekspertëve të trashëgimisë kulturore materiale dhe jomateriale në rrethit të Tiranës dhe pas çdo takimi kanë vizituar Muzeun Arkeologjik nën udhëheqjen e cicerones. Duke parë dobinë dhe efektin e një programi të tillë edukimi, bazuar në opinionet e nxënësve dhe mësuesve, mendohet që palët, ASA dhe Bashkia e Tiranës, ta rinovojnë marrëveshjen për vitin 2023.https://ata.gov.al/2022/12/15/asa-dhe-bashkia-tirane-program-bashkepunim-per-trashegimine-kulturore/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments