Saturday, November 23, 2024
HomeSOCIALEKOSOVAKFOR: Palët të angazhohen për të mundësuar sigurinë dhe lirinë e lëvizjes

KFOR: Palët të angazhohen për të mundësuar sigurinë dhe lirinë e lëvizjes

Komandanti i KFOR-it, Angelo Michele Ristuccia ka thënë se KFOR-i po monitoron nga afër situatën në veri të Kosovës dhe nxit të gjitha palët që të angazhohen në mënyrë konstruktive për të mundësuar sigurinë dhe lirinë e lëvizjes në Kosovë. Gjeneral Major Angelo Michele Ristuccia ka thënë se KFOR-i ka aftësi të plotë, duke përfshirë personelin, për të ofruar një mjedis të sigurt dhe lirinë e lëvizjes për të gjitha komunitetet, kudo në Kosovë, nën mandatin e tij bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të vitit 1999. “Që nga tetori, ne kemi përforcuar prania, duke përfshirë edhe me trupa shtesë dhe patrullime në veri të Kosovës këtë javë. Ne presim që të gjithë aktorët të koordinohen ngushtë me KFOR-in dhe të përmbahen nga shfaqjet provokuese të forcës, për të garantuar sigurinë e të gjitha komuniteteve. Ne i nxisim të gjitha palët që të angazhohen në mënyrë konstruktive për të mundësuar sigurinë dhe lirinë e lëvizjes në Kosovë. KFOR-i do të vazhdojë të përmbushë mandatin e tij sipas Rezolutës 1244 të vitit 1999 për të gjitha komunitetet në Kosovë. Zgjidhjet duhet të kërkohen përmes dialogut”, ka thënë ai.https://ata.gov.al/2022/12/16/komandanti-i-kfor-palet-te-angazhohen-per-te-mundesuar-sigurine-dhe-lirine-e-levizjes/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments