Tuesday, April 22, 2025
HomeSOCIALEEKONOMITurizmi dhe tregtia , volumi u rrit me 4.6 %

Turizmi dhe tregtia , volumi u rrit me 4.6 %

Në tremujorin e tretë të këtij viti volumi i tregtisë me pakicë u rrit me 4.6 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm, ndërsa krahasuar me tremujorin e dytë të 2022-shit u rrit me 1.6 %. Sipas raportit të publikuar nga INSTAT, në grupin “ushqime, pije, duhan në njësi tregtare jo të specializuara dhe të specializuara”, volumi i shitjeve është rritur 4.9 %, krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2021. Volumi i shitjeve, për grupin “artikuj jo-ushqimorë në njësi tregtare të specializuara dhe jo të specializuara”, është rritur 4.6 %, kundrejt të njëjtës periudhë të vitit paraardhës. Ndërsa në grupin “tregti hidrokarbure në njësi tregtare të specializuara“, volumi i shitjeve është rritur me 3.9 %, krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2021. Sipas INSTAT, në tregtinë me pakicë, pa përfshirë tregtinë me pakicë të hidrokarbureve, volumi i shitjeve në tremujorin e tretë 2022 është rritur me 4.8 %, kundrejt tremujorit të tretë të vitit 2021. Ekspertët shpjegojnë se ndikimin kryesor në rritjen e volumit në tregtinë me pakicë e ka dhënë sektori i turizmit. Viti 2022 ishte i mbarë për turizmit. Të dhënat statistikore tregojnë se rreth 7.1 milionë shtetas të huaj vizituan Shqipërinë përgjatë 11 muajve. Konkretisht, këtë vit u regjistruan rreth 4 herë më shumë vizitorë nga Spanja; 97,1% më shumë vizitorë nga Britania; rreth 3 herë më shumë vizitorë nga Holanda; më shumë se dyfishim i vizitorëve nga Sllovenia; dyfishim i vizitorëve që vijnë nga vendet skandinave.https://ata.gov.al/2022/12/16/turizmi-gjalleroi-edhe-tregtine-me-pakice-volumi-u-rrit-me-4-6/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

Iyannason on Qarku GJIROKASTER
Michaelnaime on Siguro dhe mbro jetën
Michaelnaime on Bashkia CERRIK
Michaelnaime on Bashkia DELVINE
Michaelnaime on Qarku DIBER
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ