Investitori Mohamed Alabbar ka deklaruar se fillimi i vitit të ardhshëm do të shënojë edhe hapat e parë për ndërtimin e Portit Turistik të Durrësit. Në një intervistë televizive, Themeluesi i “Emaar Properties” Mohamed Al Alabbar thekson se ky port do të jetë një nga marinat më të mëdha të Mesdheut. “Është shpallur tenderi ynë i parë i ndërtimit. Kështu që të mos gabohem, presim që në rreth 4 javë të marrim çmimet e ofertës dhe pasi të kalojë kjo fazë, shpresoj që për një muaj e gjysmë apo dy muaj të instalojmë vinçat dhe të fillojmë punën”, u shpreh Alabar. Ai bëri të ditur se “gjatë këtyre tre vjetëve kam negociuar për këtë projekt dhe me të vërtetë respektoj atë që po bën shkëlqesia e tij Edi Rama. Më pëlqen zemra e tij, mendon për popullin, i bën punët të pastra, premton dhe realizon pavarësisht presionit politik”. Alabbar thekson se në këtë kompani është ortaku kryesor dhe vendimmarrësi, por që ka edhe partnerë e tij në Lindjen e Mesme. “Zakonisht, projekte të mëdha si ky duhet t’i shtojnë prodhimit të brendshëm bruto rreth 4-5% 4-5 % të prodhimit të brendshëm bruto të qytetit. Studimet tona gjithmonë e tregojnë, por përsa i përket turizmit, është i jashtëzakonshëm. Ju premtoj që nëse do e bëjmë projektin siç duhet, çdo turist që do vijë në Shqipëri, 90% e tyre do të vijnë këtu”, u shpreh ai gjatë intervistës televizive. Themeluesi i “Emaar Properties” deklaroi se në portin turistik të Durrësit do të hapen rreth 40-50.000 vende të reja pune.https://ata.gov.al/2022/12/16/alabbar-porti-turistik-i-durresit-nje-nga-marinat-me-te-medha-te-mesdheut-per-dy-muaj-fillojme-punen/
Alabbar: Porti-Për dy muaj fillojmë punën
RELATED ARTICLES
Recent Comments
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Zj. Xhaçka tha se Shqipëria eshtë e vendosur për pavarësinë dhe tërësinë territoriale të Ukrainës
on
Qarku DIBER
on
Bashkia KLOS
on
Bashkia MAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku KUKES
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku VLORE
on
Qarku VLORE
on
Qarku DIBER
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on