Në portin e Durrësit po ndërtohet objekti i ri për kontrollin kufitar të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, për sigurinë ushqimore. Drejtoresha e Përgjithme e Autoritet Kombëtar të Ushqimit (AKU) Jeta Deda inspektoi nga afër ecurinë e punimeve, teksa bëri të ditur se, investimi po realizohet në kuadër të projektit SAFIAL të CIHEAM Bari (financuar nga Ministria italiane e Punëve të Jashtme) për fuqizimin e kapaciteteve të Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural për menaxhimin e sigurisë ushqimore. Qendra e re, mundëson rritjen e kapaciteteve të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit për të kryer inspektime eficiente në produktet ushqimore që hyjnë në portin e Durrësit. “Së shpejti do të ketë ambiente të reja, të posaçme për kontrollin zyrtar të produkteve ushqimore në kushtet e përshtatshme të freskisë ose ngrirjes”, tha Deda. Drejtoresha e AKU-së, u shpreh se, pas ndërtimit të kësaj strukture, do të ketë riorganizim në hapsirën e punës si për inspektorët e pikës së inspektimit kufitar të AKU-së, ashtu edhe për ata fitosanitarë e veterinarë të Kosovës, sipas marrëveshjeve në fuqi.https://ata.gov.al/2022/12/14/objekti-i-ri-ne-durres-fuqizim-i-kapaciteteve-te-mbzhr-se-per-sigurine-ushqimore/
Fuqizim i kapaciteteve të MBZHR për sigurinë ushqimore
RELATED ARTICLES