Prodhimi industrial i Eurozonës shënoi një rënie, për herë të parë në tre muaj, në tetor, në pothuajse të gjithë sektorët, për shkak të kërkesës së dobët e ndikuar nga pasiguria ekonomike dhe çmimet e larta të prodhimit. “Pas një rritjeje për dy muaj rradhazi, prodhimi industrial ra me 2% krahasuar me muajin shtator”, raportoi sot Eurostat, zyra statistikore e Bashkimit Evropian. Ritmi i rënies tejkaloi pritshmëritë prej 1,5% dhe gjithashtu përmbysi rritjen e rishikuar prej 0,8% në shtator. Të gjithë sektorët me përjashtim të produkteve të konsumit jo të qëndrueshëm u tkurrën në tetor. Edhe një herë prodhimi i energjisë shënoi rënien më të madhe mujore prej 3,9%, e ndjekur nga një rënie prej 1,9% në prodhimin e produkteve të konsumit të qëndrueshëm. Prodhimi i produkteve të ndërmjetëm u ul me 1,3% dhe ai i produkteve kapitale me 0,6%. Në të kundërt, prodhimi i produkteve të konsumit jo të qëndrueshëm u rrit me 0,3%. Në bazë vjetore, prodhimi industrial shënoi një rënie në 3,4%, siç pritej, nga 5,1% në muajin shtator. Të dhënat treguan se prodhimi industrial në BE regjistroi një rënie me 1,9% krahasuar me shtatorin, kur prodhimi u rrit me 0,7%. Rritja vjetore e prodhimit u ngadalësua në 3,7% nga 5,8% në shtator.https://ata.gov.al/2022/12/14/bruksel-bie-prodhimi-industrial-i-eurozones-per-shkak-te-kerkeses-se-dobet/

Per informacionet me te fundit klikoni:

Subscribe kanalin tone ne: youtube@Mhttps://https://www.youtube.com/channel/UCWwrJDjETE4qQxY8t6DPb5g

Web@https://meteoalb.com/

Facebook@https://www.facebook.com/meteoalb/

Facebook@https://www.facebook.com/meteoalb.moti/

Instagram@https://www.instagram.com/moti.meteoalb/

APPI@https://play.google.com/store/apps/details?id=com.meteoalb.app

APPI@https://apps.apple.com/us/app/meteoalb/id1633817605