Saturday, October 26, 2024
HomeAKTUALITETRajoni,Europa Moti-E Mërkurë 14 Dhjetor 2022

Rajoni,Europa Moti-E Mërkurë 14 Dhjetor 2022

Pjesa e parë e ditës do të mbizotërohet në Kosovë nga kthjellimet e pakta dhe vranësirat e shpeshta. POR gjatë mesditës dhe në orët në vijim pritet shtim i vranësirave në të gjithë vendin, duke gjeneruar reshje dëbore në të gjithë territorin.Orët e para të ditës në MV do të dominohen nga vranësirat e shpeshta dhe intervalet e shkurtra me kthjellime. POR në pjesën e dytë të ditës parashikohet që vranësirat të shtohen në të gjithë territorin e MV duke gjeneruar reshje dëbore, KU më të dukshme reshjet do të jenë në zonat perëndimore.Jugu i kontinentit do të jetë në dominimin e vranësirave të shpeshta të cilat do të gjenerojnë reshje shiu në të gjithë rajonin, POR në gadishullin e Ballkanit do të ketë edhe reshje dëbore. Gjithashtu me vranësira të dendura dhe reshje të shumta dëbore do të jenë Vendet Nordike dhe Lindja e kontinentit. Ndërsa pjesa më e madhe e Europës perëndimore pritet të jetë në mbizotërimin e motit të qëndrueshëm.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments