Saturday, April 19, 2025
HomeSOCIALEEKONOMIInvestimet e huaja,344 milionë eurove

Investimet e huaja,344 milionë eurove

Investimet e huaja direkte u rritën në 3-mujorin e tretë të këtij vitit. Banka e Shqipërisë, bëri të ditur se fluksi i investimeve të huaja direkte në 3-mujorin e tretë arriti vlerën e 344 milionë eurove, në rritje me 32% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Për 9-mujorin 2022, vlera e investimeve të huaja direkte arriti në 984 milionë euro, shifër kjo 35% më e lartë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Rritja e investimeve të huaja po mbështetet gjithnjë e më shumë te fitimet e riinvestuara të ndërmarrjeve ekzistuese. Fitimet e rinvestuara kanë një epërsi të qartë në strukturën e investimeve të huaja për të gjithë 9-mujorin. Në 9 muaj, ndërmarrjet me aksionerë të huaj kanë riinvestuar fitime në vlerën e 532 milionë eurove, ose sa 54% e investimeve të huaja direkte gjatë kësaj periudhe. Pesha e lartë e fitimeve të riivestuara është tipike sidomos për sektorët e industrisë nxjerrëse apo të shërbimeve financiare, që kërkojnë flukse të vazhdueshme të investimeve të reja për të mbështetur rritjen e biznesit.https://ata.gov.al/2022/12/13/investimet-e-huaja-arrijne-vleren-e-344-milione-eurove/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ