Sunday, April 20, 2025
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTUREEtno Fest, promovimi i folklorit

Etno Fest, promovimi i folklorit

Promovimi dhe përçimi i folklorit, këngëve, valleve dhe dokeve popullore tek brezat e rinj ka bërë bashkë në një aktivitet Pogradecin, Kolonjën dhe Devollin. Grupet folklorike të të rinjve nga këto zona kanë shpalosur traditat më të mira në Etno Fest i cili u mbështet nga Ministria e Kulturës. Entela Gusho Zv/kryetare e Bashkisë Pogradec tha se ky është një aktivitet që jo vetëm shkëmben kulturën rajonalisht, por shtyn edhe më tepër të rinjtë drejt folklorit. Që nga Llazoret, Dasma, Devolliçja e famshme dhe vallet aq elegante të Kolonjës u shpalosën mjeshtërisht nga grupet e të rinjve, mjaft interesante është interesi i lartë i tyre për të trashëguar këto tradita dhe zakone. Etno Fest erdhi edhe si një kthim i vëmendjes nga e kaluara nëpërmjet një ekspozite etno-kulturore që udhëtonte shumë vite pas në kohë tha Ledjan Zeqollari, kurator i ekspozitës. Etno Fest krahas promovimit të etno-kulturës tek brezat e rinj, ka si qëllim edhe vlerësimin e qindra valltarëve dhe muzikantëve popullorë të juglindjes.https://ata.gov.al/2022/12/10/etno-fest-promovimi-i-folklorit-ben-bashke-tre-bashki/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ