Në nder të Ditës Ndërkombëtare të Vullnetarizmit, ambasada e SHBA mori pjesë në aktivitetin “Vullnetari i Vitit 2022” organizuar nga New Vision. Ambasada e SHBA-së njoftoi se ministrja për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi, mori pjesë në aktivitet, së bashku me përfaqësues nga ambasada dhe organizata të shoqërisë civile. Gjatë ceremonisë, 20 të rinj shqiptarë që kanë qenë vullnetarë gjatë gjithë vitit u vlerësuan për sjelljen e ndryshimeve pozitive në komunitetet e tyre dhe për frymëzimin e të tjerëve përmes vullnetarizmit. “Grupet e të rinjve të ambasadës së SHBA kishin disa të nominuar të cilët kontribuan gjatë vitit 2022 për kauza të ndryshme në komunitetet e tyre përmes angazhimit të tyre me Këshillin Rinor, Ambasadorët e Natyrës dhe nismën e re Youth Lead. Urime të gjithë vullnetarëve për ndryshimin që po bëni në të gjithë Shqipërinë! Faleminderit dhe urime Xhino, Bjora, Elisona, Jora, Erion dhe Tea për kontributin tuaj të jashtëzakonshëm në nismat tona rinore të ambasadës! Jeni të mrekullueshëm!”, thuhet në njoftim.https://ata.gov.al/2022/12/11/ambasada-e-shba-pjese-ne-aktivitetin-vullnetari-i-vitit-2022/