Për më shumë se 24 orë reshjet e shiut ishin intensive thuajse në të gjithë territorin e vendit, duke krijuar jo pak probleme. Por sinoptikanët parashikojnë që situata të përmirësohet në orët në vijim. “Kemi pasur nga 80 deri në 100 mm shi në veri, në qendër 90 mm, në jug 70 mm, me përjashtim të qytetit Gjirokastër dhe Përmetit me 110 mm. Do të kemi dobësim të reshjeve. Në zonat lindore do të kemi rebeshe afatshkurtra”. Por pas shiut, vendin pritet ta zërë dëbora. Sinoptikanët parashikojnë që temperaturat të zbresin deri në minus 3 gradë. “Java do të sjellë rënie të temperaturave të ajrit. Prezente reshjet do të jenë në sasi të pakta dhe në zona malore me borë”. Por dhe ky mot i acartë do të zgjasë pak. “Nga e enjtja e në vijim presim që maksimumi të shkojë në 20 gradë, aspak normale për stinën”. Gjithsesi e gjithë java do të jetë nën ndikimin e reshjeve me intensitet të ulët dhe mesetar, pa rrezikuar përmbytje.
Tv Klan – Moti, reshjet drejt pakësimit | Lajme – News
RELATED ARTICLES