Monday, April 21, 2025
HomeSOCIALEEKONOMIErdoğan bisedime me homologët e tij rus dhe ukrainas

Erdoğan bisedime me homologët e tij rus dhe ukrainas

Presidenti i Turqise, Recep Tayyip Erdoğan ka deklaruar se vendi i tij vazhdon përpjekjet për të gjetur zgjidhje për luftën e vazhdueshme Rusi-Ukrainë si dhe ka theksuar se për këtë qëllim ai së shpejti do të ketë bisedime me homologun e tij rus, Vladimir Putin dhe atë ukrainas, Volodymyr Zelenskyy. “Për të zgjidhur këtë krizë, do të kem bisedime me Putin-in të dielën. Gjithashtu do të kem edhe me Zelenskyy-n”, tha presidenti Erdoğan në ‘TRT World Forum’ që po mbahet në Istanbul. Erdoğan tha se Turqia dëshiron të forcojë më tej marrëveshjen e korridorit të drithërave, për përparimin e të cilës ndihmoi Türkiye dhe siç theksoi ai, “sipas fjalëve të Putin-it të dërgohet (ushqim) përmes këtij korridori të drithërave në vendet e pazhvilluara”. Më 22 korrik, Turqia, Kombet e Bashkuara (OKB), Rusia dhe Ukraina nënshkruan një marrëveshje historike në Istanbul për të rifilluar eksportet e drithërave nga tre porte ukrainase të Detit të Zi, që u ndërprerë në muajin shkurt për shkak të luftës së Rusisë kundër Ukrainës. Disa ditë para skadimit të marrëveshjes historike të drithërave, ajo u zgjat edhe për 120 ditë të tjera duke filluar nga 19 nëntori. Erdoğan tha se që në fillim të krizës Turqia ka zbatuar një diplomaci intensive me parimin se nuk do të ketë fitues në luftë dhe theksoi se Turqia ka qenë pionier në diplomacinë e paqes që do të jetë shembull për botën.https://ata.gov.al/2022/12/09/turqi-erdogan-njofton-bisedime-me-homologet-e-tij-rus-dhe-ukrainas/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ